Bota

Simboli i mikpritjes turke kthehet në ‘armë’ për virusin, në Turqi koronavirusi luftohet me kolonjë

17 Prill 2020, 17:15 Nga DOSJA
Simboli i mikpritjes turke kthehet në ‘armë’ për

TURQI– Javët e fundit në Turqi janë rritur ndjeshëm shitjet e kolonjës tradicionale turke, që deri më tani atje kolonja është parë si simbol i mikpritjes, por sot në këto ditë të vështira shihet edhe si një ndihmë për higjenën e njerëzve.

Në Turqi, spërkatja dhe fërkimi i duarve me kolonjë, është një ritual i hershëm kur shkon tek një berber, në një restorant apo edhe në një udhëtim në autobus. Duke qenë se kolonja ka në përbërjen e saj edhe një përqindje etanoli, njerëzit e kuptuan se ata nuk tregonin thjesht gjestin e mirëpritjes me përdorimin e saj, por gjithashtu siguronin një dezinfektues natyral.

Kjo traditë mund të jetë një nga ‘armët’ në arsenalin e Turqisë, që deri më tani ka mbajtur larg shumë raste të virusit në vend. Sepse sipas autoriteteve vendase numri i rasteve të reja është relativisht i ulët, dhe mund të ndihmojë në largimin e bilancit tragjik në muajt e ardhshëm.

Tani, kolonja turke, që gjendet në çdo shtëpi dhe është bërë jashtëzakonisht e kërkuar si një “armë” në luftën kundër koronavirusit.

Shumë turq besojnë se kolonja, që ka një përmbajtje të lartë alkooli, është efektive për mbajtjen e pastërtisë së duarve dhe fytyrës e si rrjedhojë, mban larg rrezikun e Covid-19. Radhë të gjata janë parë jashtë dyqaneve ku shitet kolonja në tregjet e Stambollit e veçanërisht në tregun e erëzave në lagjen historike “Eminonu”, që nga fillimi i marsit, para se Turqia të regjistronte rastin e parë të konfirmuar. Shitjet janë pesëfishuar.

Por tani kur të gjithë u dyndën duke blerë kolonjë, (njësoj siç shtetet e tjera blenë dezifektues për duart), dyqanet dhe farmacitë në Turqi kanë vendosur në xhama disa njoftime ku lexohet “Kolonja është mbaruar”.

Njerëzit shihen teksa hedhin kolonjë në duar në mes të rrugës ndërsa shoferët e taksive ua ofrojnë edhe klientëve të tyre për higjenizimin e duarve.

Por sa e vërtetë është që kolonja jep efekt kundër koronavirusit, sa i përket anës shkencore?

Profesori Bylent Ertugrul, thotë se alkooli mund të shkatërrojë mburojën e jashtme të koronavirusit. Sipas tij, larja e duarve me sapun është më efikasja por kur sapuni dhe uji nuk janë të disponueshme, përdorimi i dezinfektuesve të duarve, me të paktën 60 përqind alkool, mund të ndihmojë. Dhe kolonja sipas tij, e bën këtë funksion pasi ka të paktën 70 përqind alkool.

Secila ka aromën e saj

Kolonja e limonit përfshin të paktën 80% etanol, ndërsa varietetet e tjera të aromave të zakonshme, jasemini, duhani, livando, qelibari dhe çaji i bardhë,  përfshijnë më shumë se 70% për të shërbyer si dezinfektues.

Ndërsa kërkesa në Turqi është rritur kompanitë vendase nuk iu përgjigjën  kërkesave nga jashtë për t’u përqendruar në tregun e brendshëm.

“Ndërsa ne menduam se njerëzit në vendin tonë mund të kenë nevojë për një produkt të tillë antibakterial, ne menduam se nuk është veprimi i duhur për të shitur kolonjë jashtë vendit.”- shpjegoi tha një zëdhënës.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar mbi 2 milionë persona dhe kanë humbur jetën mbi 150 mijë të tjerë. Ndërsa,563,967 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 22,754 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 19,900 viktima. COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 539 persona dhe kanë vdekur 26 pacientë.

Burimi: AA

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolonjë turke koronavirusi ne turqi kolonjë turke koronavirusi ne turqi

Sondazh

Poll