Bota

Shokohen austronautët! E lanë tokën në normalitet por e gjejnë të ‘shkretuar’: Atje lart e larg gjërat dukeshin ndrys

17 Prill 2020, 17:43 Nga DOSJA
Shokohen austronautët! E lanë tokën në normalitet por e

nga lart  AMERIKË-Herën e fundit që ishin në tokë austronautët Xhesika Meir, Andrew Morgan dhe Oleg Skripochka kishte festa nëpër shtëpi, orë të lumtura, shtrëngime duarsh, koncerte të mbushura me njerëz dhe askush nuk fliste për koronavirusin, pandemia që ka mbërthyer botën.

Më shumë se 200 ditë pasi secili prej tyre u nis për udhëtimin e tyre në hapësirë, gjërat kanë ndryshuar më 360 gradë.  Të tre astronautët pas misionit të tyre u kthyen në tokë  të premten në mëngjes në Dzhezkazgan, Kazakistan.

Lajmin për ardhjen e tyre e ka bërë të ditur NASA, ku njoftuar se ata janë mire.

”Në shtëpi të sigurtë dhe shëndoshë, Ulja e sotme mbylli një mision 205-ditor për të dy: astronauten Jessica dhe astronautin Oleg Skripochka dhe një mision 272-ditor për astronautin Drew Morgan. Mirësevini në shtëpi!“- ka thënë NASA në një postim në ‘Twitter’.

Ndërkohë në një konferencë shtypi javën e kaluar, Meir dhe Morgan thanë se kishin mësuar mbi mënyrën se si po përhapej virusi në Tokë por duke parë nga atje lart e larg, gjërat dukeshin pak ndryshe në planetin tonë.

“Ne mund të ndjekim lajme këtu dhe kemi biseduar me miqtë dhe familjet për të krijuar një ide. Por nga lart është e vështirë të kuptosh se çfarë ka ndryshuar dhe si do të jetë jeta, krejt ndryshe kur të kthehemi”.- tha Morgan.

Kjo e premte gjithashtu shënon 50 vjetorin e incidentit, kur astronautët në bordin e Apollon 13 u detyruan të braktisin misionin e tyre të uljes në hënë pasi shpërthimet shkatërruan modulin e shërbimit dhe komandën -e ata ulën në Oqeanin Paqësor.

Burimi;CNN

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew morgan koronavirusi ne bote oleg skripochka xhesika meir andrew morgan koronavirusi ne bote oleg skripochka xhesika meir

Sondazh

Poll