Bota

Mbi një muaj i “zhdukur” rishfaqet Presidenti i Nikaraguas, bën deklaratën e çuditshme: Covid-19 është një ‘shenjë

17 Prill 2020, 13:51 Nga DOSJA
Mbi një muaj i “zhdukur” rishfaqet Presidenti i Nikaraguas,

Kur ka kaluar më se shumë se një muaj që presidenti i Nikaragua u zhduk e nuk u pa në publik është rishfaqur sëfundmi ku edhe ka folur për situatën e koronavirusit. Ai ka thënë se gjatë një fjalimi të tij se koronavirusi ishte “një shenjë nga Zoti”.

Në fjalimin e së mërkurës, Daniel Ortega deklaroi se Nikaragua kishte pësuar vetëm një vdekje nga Covid-19 dhe për tre rastet e tjera të  konfirmuara në vend, tha  ishin  të ‘importuara’. Por gjatë fjalimit të tij Ortega nuk ka pranuar të miratojë masat për distancimin shoqëror dhe bllokimin, që po  përdoren masivisht  nga vendet e tjera.

Çuditërisht presidenti nuk tha sesa teste janë kryer në total, por ekspertët dyshojnë se ka shumë raste të pazbuluara. Ndër të tjera Ortega e përdori fjalimin e tij si një kritikë për Shtetet e Bashkuara, duke thënë se po mban migrantë të tyre në kushte të këqija.

Sipas tij pandemia ishte “një shenjë nga Zoti” kundër militarizmit dhe hegjemonisë.

“Këto janë forca transnacionale që thjesht duan të marrin kontrollin e planetit, kjo është një mëkat. Dhe Zoti po na dërgon këtë sinjal.”- tha ai.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota daniel ortega koronavirusi ne shba nicaragua daniel ortega koronavirusi ne shba nicaragua

Sondazh

Poll