Bota

Vdesin 847 njerëz brenda 24 orëve në Britani, shkon mbi 14 mijë numri total i viktimave nga Covid-19

17 Prill 2020, 13:21 Nga DOSJA
Vdesin 847 njerëz brenda 24 orëve në Britani, shkon mbi 14

BRITANI  E MADHE– Të paktën 847 njerëz kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe duke e çuar në 14.576 numrin e përgjithshëm të të vdekurëve nga virusi.

Bilanci ditor i viktimave dhe të sëmurëve nga koronavirusi është  konfirmoi Departamenti i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe(DH).

Shifra e sotme e viktimave është një tjetër rritje e madhe ditore, pas një rritjeje prej 861 dje dhe 761 të mërkurën.

Shifrat e fundit u publikuan pasi sekretari i shëndetësisë Matt Hancock përshkroi planin e qeverisë me gjashtë pika për të zgjidhur krizën e koronavirusit.

Gjatë një takimi virtual me Komitetin e Shëndetit dhe Kujdesit Social, i kryesuar nga Jeremy Hunt, ai tha se hapi i parë për mposhtjen e pandemisë është distanca sociale. Ndërkohë Britania e Madhe aktualisht mbetet në mbyllje për të paktën edhe tre javë të tjera.

Burimi: Metro 

A.C/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll