Bota

Katër raste të reja në Kosovë, infektohen nga Covid-19 tre gjinekologë dhe një mami

17 Prill 2020, 13:17 Nga DOSJA
Katër raste të reja në Kosovë, infektohen nga Covid-19 tre

KOSOVË– Koronavirusi po përhapet shumë javët e fundit në Kosovë dhe rrezikshmëria e infektimit është rritur ndjeshëm.

Sot autoritetet në Kosovë kanë bërë me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar me koronavirus edhe 4 anëtarë  të stafit të Klinikës Gjinekologjike. Mes tyre mësohet se janë tre gjinekologë dhe një mami që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë.

Lajmi është bërë me dije nga vetë drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli, i cil ka thënë për ‘Radio Evropa e Lirë’ se 3 gjinekologë dhe një mami janë infektuar në ambientet e punës.

“Po, tre gjinekologë dhe një mami kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Ata janë infektuar në vendin e tyre të punës.”- ka thënë Ismajli.

Deri më tani Kosova numëron në të gjithë territorin e saj 12 viktima nga COVID-19,  ndërsa 449 të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës.

Ndërsa Qeveria vijon me masat e forta për shmangien e këtij virusi vdekjeprurës që ka  vrarë më shumë se 147 mijë njerëz në mbarë botën. Vendi është i i zoluar, shkollat dhe universitetet janë të mbyllura dhe njerëzit nuk lejohen të shkojnë më në punë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll