Bota

Shkon mbi 4 mijë numri i viktimave në Gjermani, vdesin 289 njerëz në 24 orët e fundit, rregjistrohen mbi 138 mijë të sëm

17 Prill 2020, 11:30 Nga DOSJA
Shkon mbi 4 mijë numri i viktimave në Gjermani, vdesin 289 njerëz

GJERMANI– Koronavirusi është përhapur shumë edhe në Gjermani. Pavarësisht  kapaciteve nëpër spitale dhe pajisjeve të duhura për kurimin e pacientëve, tashmë edhe  Gjermania numëron mbi 4000 mijë viktima.

Në bazë të  raportimit të autoriteteve shëndetësore gjermane, numri i viktimave nga koronavirusi në Gjermani e ka kalur shifrën 4.000, ndërsa numri i përgjithshëm personave të infektuar ka shkuar pothuajse në 140 mijë.

Në 24 orët e fundit janë rregjistruar të paktë 289 vdekje të tjera nga virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 4.093, sipas Institutit të Teknologjisë Risklayer dhe Karlsruhe, që përpilon të dhëna në kohë reale.

Ndërsa edhe numri i të infektuarëve është rritur ndjeshëm, sepse vetëm brenda një dite janë konfirmuar 3.382 persona të infektuar  me virus, duke bërë që Gjermania të rregjistrojë 138.135 të sëmurë  në rang kombëtar.

Lajmi i mirë është se Agjencia e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani, Instituti Robert Koch ka raportuar se afro 82 mijë njerëz janë shëruar nga virusi deri më tani. Megjithëse të dhënat e fundit treguan se niveli i infeksionit po ngadalësohej, numri i të vdekurve në ditë mbetet e i lartë.

Gjermania e pesta në botë për numrin më të lartë të infeksioneve të raportuara nga COVID-19, duke u renditur pas SHBA-së, Spanjës, Italisë dhe Francës.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll