Bota

“Gjobë deri në 300 euro kush thyen rregullat.” Fundjava e gjatë e Pashkëve shton masat në Greqi, më shumë kufizime ku

17 Prill 2020, 11:46 Nga DOSJA
“Gjobë deri në 300 euro kush thyen rregullat.” Fundjava e

GREQI– Në Greqi policia ka shtrënguar më shumë kufizimet e lëvizjes sot ndërsa java e Pashkëve Ortodokse Greke është në përfundim.

Në mënyrë që kufizimet të zbatohen dhe njerëzit t’u përmbahen rregullave, duke mos bërë udhëtime jo shumë të rëndësishme, në fshatrat e tyre ose shtëpitë e pushimeve në periferi të qyteteve, policia ka marrë masa për bllokimet e rrugëve në autostradat nacionale, duke vendosur dronët për të monitoruar lëvizjen e automjeteve.

“Nuk do të jetë e lehtë për këdo që kërkon të lëvizë pa u kontrolluar.”– ka deklaruar një zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve.

Ndërsa oficerët e policisë u janë dhënë udhëzime për të monitoruar kishat në rast se vendosin të hapen gjatë këtyre ditëve për publikun. Si dhe do të ketë një numër të lartë të policisë në tregje të mëdha, si Varvakeios në Athinë.

Gjithashtu grumbullimet e njerëzve do të gjurmohen edhe përmes  ankesa të qytetarëve në linjën telefonike 100, për grumbullim të njerëzve në shtëpi, në tarraca apo në zona komunale të ndërtesave të apartamenteve. Çdo kush që thyen rregullat do të gjobitet kanë thënë autoritetet.

Ditën e djeshme Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias tha se gjoba do të shkojë në vlerën prej 300 eurosh për lëvizje të paautorizuar jashtë prefekturës ku një person banon. Kufizimi do të jetë nga ora 9:00 e mëngjesit të së shtunës deri në mesnatën e së hënës së Pashkëve.

Deri më tani Greqia numëron 105 viktima nga koronavirusi , ndërsa janë rregjistruar të paktën 2.207 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës.

Burimi: Ekathimerini

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll