Bota

Vdiqën 190 të moshuar, nisin hetimet për azilin e të moshuarëve në Milano

17 Prill 2020, 12:43 Nga DOSJA
Vdiqën 190 të moshuar, nisin hetimet për azilin e të

ITALI– Ky virus vdekjeprurës ka vrarë më shumë të moshuarit dhe krysisht ata persona që përveçe infektimit me Covid-19 kanë pasur edhe një sëmundje shoqëruese. Por padyshim që Covid-19 ka goditur më shumë azilet e të moshuarëve në vende si Spanja, Britania por më së shumti në Itali, pasi është edhe vendi me numrin më të lartë të viktimave në Europë.

Mes mijëra personave të vdekur në Itali është edhe rasti i një azili në Itali, ku kanë humbur jetën të paktën 190 persona.

Për këtë arsye policia vendase ka nisur hetimet për vdekjen e 190 të moshuarëve në azilin Pio Albergo Trivulzio në Milano. Në raportimet e tyre mediat italiane e kanë quajtu këtë rast, si një masakër për të moshuarit e azilit.

Ndërkohë prokurorët kanë nisur hetimet, sepse deri më tani dyshohet se stafi menaxhues i azilit nuk i ka lejuar mjekët dhe infermierët që të veshin maska dhe kostume mbrojtëse nga frika se mos alarmonin banorët e azilit.

Sipas një mjeku pretendohet se menaxherët e kanë ulur rrezikun e infeksionit duke mos raportuar se virusi sjell edhe vdekjen. E nga tjetër thuhet se nuk kanë pasur tamponë për 1 mijë banorët e azilit në Milano.

Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana tha se ka ngritur një komision hetimor për këtë çështje. Kreu i sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik në Itali, Giovanni Rezza beson se numri i vdekjeve nëpër azile është nënvlerësuar shumë.

Sipas një shoqate mjekësh në Lombardi është vlerësuar se vetëm në provinën e Bergamos kanë humbur jetën nëpër azile të paktë 600 të moshuar.

Burimi: mediagol.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota attilio fontana azili ne milano koronavirusi ne itali lombardi attilio fontana azili ne milano koronavirusi ne itali lombardi

Sondazh

Poll