Bota

Në Iran vdiqën 600 njerëz nga alkooli/ OBSH: Mos e konsumoni, rrit rrezikun për infektimin nga Covid-19

17 Prill 2020, 11:12 Nga DOSJA
Në Iran vdiqën 600 njerëz nga alkooli/ OBSH: Mos e konsumoni,

ZVICËR– Izolimi i njerëzve në shtëpi ka bërë që edhe shitjet e alkoolit të rriten ndjeshëm. Por pas këtij lajmi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se konumimi i alkoolit mund të rrisë shanset për t’u infektuar nga  virusi vdekjeprurës, Covid-19.

Mediat e huaja shkruajnë se OBSH ka rekomanduar kufizimin e konsumit të alkoolit gjatë krizës së koronavirusit sepse mund t’iu bëjë  më të rrezikuar ndaj  virusit, si edhe në lidhje me çështjet e shëndetit mendor apo dhunën.

 “Alkooli komprometon sistemin imunitar të trupit dhe rrit rrezikun e rezultateve të pafavorshme shëndetësore. Prandaj, njerëzit duhet të minimizojnë konsumin e tyre të alkoolit në çdo kohë, dhe veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19.”- thuhet në raportin e OBSH.

Ndërkohë kujtojmë se në Iran vdiqën mbi  600 njerëz nga konsumimi i tepër i alkoolit pasi qarkulloi një lajm i rremë në mediat vendase se alkooli ndihmon në largimin e Covid-19.

Prandaj dhe OBSH paralajmëron njerëzit të mos e besojnë më lajme të tilla se pirja mund të mbrojë njerëzit nga koronavirusi, pasi në të  vërtetë ndodh e kundërta.

Burimi: northjersey 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote paralajmerimi i obsh per alkoolin koronavirusi ne bote paralajmerimi i obsh per alkoolin

Sondazh

Poll