Aktualitet

Tregtarët në Vlorë sërish në protestë: Nëse nuk hapet tregu qeveria të na japë pagën e luftës

17 Prill 2020, 08:58 Nga DOSJA
Tregtarët në Vlorë sërish në protestë: Nëse

Vlorë- Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë janë ngitur sërish në protestë, pasi ditën e djeshme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbylli këtë treg, me arsyetimin se nuk respektoheshin masat për COVID-19.  Tregtarët kanë protestuar ditën e sotme para Prefekturës dhe kërkojnë një përgjigje se kur do të hapet tregu dhe çdo të bëhet me mallin e tyre. Ata kanë deklaruar se nëse nuk hapet tregu, qeveria t’u japë pagën e luftës.

“Të na kishin thënë më përpara, këta erdhën pa lajmërim fare. Të thoshin merrni masat se tregu do mbyllet. Kemi blerë gjithë atë mall”, tha një tregtare për Report Tv.

Me çfarë do ushqehemi, e shumta dy ditë u duhet për të vendosur masat dhe tregu të hapet. Asnjë nuk na kanë thënë, nuk po gjejmë një zgjidhje një përgjigje“,  u shpreh një tjetër.

Ditën e djeshm,  me një vendim të Shtabit të Mbrojtjes Civile dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u mbyll tregu i Orizit në Vlorë.  Drejtori i AKU-së në Vlorë, Syrja Binaj tha se ky treg do të mbyllet deri në përmirësimin e masave dhe më pas mund të  hapet sërish.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet tregu në vlorë tregtarët e vlorës në protestë mbyllet tregu në vlorë tregtarët e vlorës në protestë

Sondazh

Poll