Sport

VIDEO/Interpretim emocionues, Bare dhe Sadiku iu mësojnë himnin shqiptar spanjollëve

17 Prill 2020, 09:45 Nga DOSJA
VIDEO/Interpretim emocionues, Bare dhe Sadiku iu mësojnë himnin

SPANJË– Keidi Bare dhe Armando Sadiku u mësojnë himnin shqiptar spanjollëve! Në këtë periudhë izolimi për shkak të emergjencës nga koronavirusi klubi i Malagas po gjen mënyra të ndryshme për të argëtuar tifozët e saj në rrjetet sociale dhe së fundmi ka postuar një video ku dy lojtarët shqiptarë të kësaj skuadre Bare dhe Sadiku këndojnë himnin shqiptar nga salla e konferencave të klubit andaluzian.

Bare i jep shumë emocione interpretimit të himnit teksa ngrihet në këmbë dhe këndon me zë të lartë ndërkohë që Sadiku është i ulur në karrige dhe e shoqëron Baren duke kënduar me dorën në zemër.

Video është xhiruar përpara mbylljes në shtëpi për shkakun e Koronavirusit, por klubi spanjoll ka zgjedhur që ta publikojë në këtë moment karantine.

Ojo que Keidi se nos arranca por el himno de Albania ??

La que liaron estos dos… ? ¡Próximamente en el #DueloTesesa!@tesesa_malaga pic.twitter.com/fs1RWlWOue

— Málaga CF (@MalagaCF) April 16, 2020

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando sadiku keidi bare armando sadiku keidi bare

Sondazh

Poll