Sport

Kampioni i botës në boks shokon me deklaratën e tij: Koronavirusi nuk është si po thonë, po e…

16 Prill 2020, 19:37 Nga DOSJA
Kampioni i botës në boks shokon me deklaratën e tij: Koronavirusi

Boksieri, Terence Crawford, ka habitur fansat e tij me komentet qe ky i fundit ka bërë nëlidhje me pandeminë e koronavirusit.

Kampioni i botës në peshat e lehta ka vendosur t’i injorojë udhëzimet për izolim, derisa ka vazhduar stërvitjet normalisht, duke besuar se koronavirusi është vetëm një mashtrim. Crawford po refuzon gjithashtu t’a mbajë të izoluar familjen, pavarësisht se numri i vdekjeve nga Covid-19 ka qenë shumë i madh në Amerikë.

“Nuk ka ndryshim nga ditët e tjera. Nuk jam i izoluar në shtëpi,Nuk po i mbaj fëmijët në shtëpi.Nuk mendoj se këta që po thonë se po vdesin nga sëmundja janë të vërtetë.
Po e përdorin frikën për të na kontrolluar. Nuk e di arsyen por, unë personalisht, nuk mund të pajtohem me shumë gjëra që po i thonë tani. Mediat po sundojnë botën. Vendosin një gjë, dhe të gjithë e ndjekin.”-Përfundoi kampioni i botës në boks.

(e.c.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport terence crawford terence crawford

Sondazh

Poll