Sport

FOTO/ Futbolli anglez mirëpret një tjetër sheik, por kush është pronari i ri i Newcastle? Ja shtëpia më e shtrenjtë në

16 Prill 2020, 21:11 Nga DOSJA
FOTO/ Futbolli anglez mirëpret një tjetër sheik, por kush

ANGLI- Mike Ashley e drejtoi klubin e Newcastle për 13 vite, por tani duket se i ka ardhur fundi periudhës së tij. Tashmë është arritur marrëveshja për shitjen e klubit për shifrën e 350 milionë eurove nga fondi PIF, i cili kontrollohet nga Princi Mohammed bin Salman që zotëron 80% të aksioneve të klubit.

Kështu, tifozët e Newcastle janë të etur të dinë sa i pasur është saktësisht Princi i Arabisë Saudite. Besohet se 34-vjeçari ka një pasuri prej 7 miliardë paund, ndërsa sipas ‘The Sun’, ai ka një shtëpi me vlerë 250 milionë paund, shtëpia më e shtrenjtë në botë. Në të përfshihet një bodrum me 3 mijë shishe vere.

Brenda shtëpisë gjendet një derë me ar, pishinë brenda dhe jashtë, klub nate për festat pritëse të Bin Salman. Për më shumë ndiqni galerinë:

(e.ç/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mike ashley mohammed bin salman newcastle mike ashley mohammed bin salman newcastle

Sondazh

Poll