Sport

Lajm i keq në Kosovë, dy futbollistë minorenë rezultojnë pozitivë me COVID-19

16 Prill 2020, 21:14 Nga DOSJA
Lajm i keq në Kosovë, dy futbollistë minorenë

Dy futbollistë të ekipit të të rinjve te FC Ballkani në kampionatin e Kosovës kanë dalë pozitivë me koronavirus. Klubi i futbollit sot ka postuar një mesazh kurajues për dy vëllezërit me mbiemrin Kolgeci.

“Kampionët tanë po përballen fuqishëm me Covid-19! Janë këta vëllezërit Kolgeci, sinonim i urtësisë, edukatës dhe shpirtit garues! Është forca e tyre shpirtërore dhe karakteri i trashëguar nga prindi i tyre mjek për t’u përballur me çdo sfidë e edhe me këtë që nuk kursen as sportistë!

Në emër të FC Ballkanit, respektivisht të presidentit të klubit dhe gjithë fëmijëve të Shkollës së Futbollit dhe trajnerëve, ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e futbollit! Qëndroni të fortë kampionë, si gjithmonë!”, shkruhet në njoftimin e tyre.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ballkani covid-19 kosova ballkani covid-19 kosova

Sondazh

Poll