Sport

Koronavirusi nuk e tremb Kinën, gati stadiumi me vlerë 1,5 miliardë euro!

16 Prill 2020, 19:47 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk e tremb Kinën, gati stadiumi me vlerë 1,5

Pavarësisht koronavirusit, në Kinë industria e futbollit pritet të bëhet gjithnjë e më e fortë. Kinezët nuk e kanë traditë këtë sport, por klubi i Guangzhou Evergrande, një ndër më të mëdhenjtë në Azi, ka prezantuar projektin final të stadiumit të ri, që do të përfundojë në vitin 2022.

Impianti magjik do të ketë një kapacitet prej 100 mijë vendesh, një ndër më të mëdhenjtë në botë dhe për ta ndërtuar do të shpenzohen rreth 1.5 miliardë euro. Kur sheh foton e projektit, kupton se kemi të bëjmë me një gjë magjike.

Shteti kinez po i jep shumë rëndësi futbollit vitet e fundit. Presim se si do t’i korrë frytet e këtij investimi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport guangzhou kine stadium guangzhou kine stadium

Sondazh

Poll