Sport

Koronavirusi dëmton futbollistët, Belicaj: Do ketë ulje pagash te Partizani

16 Prill 2020, 19:45 Nga DOSJA
Koronavirusi dëmton futbollistët, Belicaj: Do ketë ulje pagash te

Mbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica, sot ka folur në Supersport, duke pranuar – mes të tjerash – se në skuadrën e kuqe do të ketë ulje pagash. Pandemia koronavirus ka trembur gjithë botën mbarë dhe ndikimet e saj në industrinë e futbollit nuk diskutohen as në Shqipëri.

“Patjetër që do ketë reduktime. Çdokush duhet të marrë parasysh sakrificën që do bëjë. Nuk kam informacion çfarë do të ndodhë. Nuk na është thënë gjë deri tani. Pagat nuk kanë qenë problem asnjëherë për ne”, ka deklaruar shtatlarti i “Demave të kuq”.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht se vendimi i klubit kryeqytetas për periudhën pa ndeshje është që lojtarët të marrin vetëm pagën bazë dhe jo shpërblimet e tyre të përmuajshme (bazuar në sjellje dhe performanca).

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport belica intervista partizani belica intervista partizani

Sondazh

Poll