Sport

Lojtari i Barcelonës refuzon rinovimin: Dua të di a jam për titullar apo jo

16 Prill 2020, 18:38 Nga DOSJA
Lojtari i Barcelonës refuzon rinovimin: Dua të di a jam për

Barcelona duket se kurrë nuk do të gjejë atë që kërkon për repartin e mbrojtjes. Klubi katalanas ka probleme me mbrojtësit Samuel Umtiti dhe Nelson Semedo.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, katalanasit i kanë ofruar Semedos rinovimin, por ky i fundit ka refuzuar. Ai ka një kusht thelbësor dhe kërkon me patjetër që nëse firmos kontratë të re, t’i garantohet formacioni. Më saktësisht, të ketë një lloj parashikimi për minutazhin në sezonin e ri.

Kontrata aktuale që Semedo ka me Barçën skadon në vitin 2022. Kujtojmë se portugezi është bashkuar me blaugranat në verën e vitit 2017, për 35 milionë euro nga Benfica.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona merkato barcelona merkato

Sondazh

Poll