Sport

Rummenigge: Kemi një task forcë, bëjmë tamponë dy herë në javë

16 Prill 2020, 17:32 Nga DOSJA
Rummenigge: Kemi një task forcë, bëjmë tamponë dy

Karl-Heinz Rummenigge ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera. Numri 2 i Bayern-it ka thënë se lojtarët e Bundesligës po testohen dy herë në javë për koronavirusin.

“Futbolli gjerman vuan. Ne po presim njësoj si gjithë vendet e tjera. Tashmë po stërvitemi në grupe të vogla dhe kjo i ka ndihmuar lojtarët të kenë një humor më pozitiv”, është shprehur gjermani.

“Bundesliga ka një task forcë mjekësore, që qëndron në kontakt me qeverinë lokale dhe atë qëndrore. Mjekët u bëjnë tamponin dy herë në javë lojtarëve. Ulja e rrogave? Askujt nuk i pëlqen të humbasë fitimet, por solidariteti është gjëja e parë në ditë si këto”, ka shtuar Rummenigge.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern bundesliga rummenigge bayern bundesliga rummenigge

Sondazh

Poll