Sport

Rama këmbëngul: Futbollistët paguhen gjoja si fasonë, nuk kam ndërmend t’i ndihmoj

16 Prill 2020, 20:08 Nga DOSJA
Rama këmbëngul: Futbollistët paguhen gjoja si fasonë, nuk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe një herë se nuk ka ndërmend të ndihmojë futbollistët në këto ditë të vështira të koronavirusit. Edhe pse ndeshjet aktualisht janë “ngrirë” prej pandemisë, numri 1 i qeverisë shqiptare ka theksuar se pagat e futbollistëve janë të mjaftueshme për të përballuar disa muaj pa ndeshje (rrjedhimisht dhe pa punë).

“Futbollistët në Shqipëri marrin paga shumë të majme, por deklarohen sikur kanë rroga fasonësh. Për këtë arsye, ne mendojmë se ata nuk kanë pse të ndihmohen nga shteti këtë periudhë. Mund ta menaxhojnë fare mirë situatën me pagat e majme që marrin gjatë vitit”, është shprehur Rama.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll koronavirus rama futboll koronavirus rama

Sondazh

Poll