Aktualitet

Tregtarët e tregut industrial në Durrës në protestë: Nuk kemi përfituar asnjë ndihmë ekonomike

17 Prill 2020, 08:18 Nga DOSJA
Tregtarët e tregut industrial në Durrës në protestë:

Durrës- Tregtarët e tregut Industrial në Durrës janë ngritur ditën e sotme në protestë, pasi shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria pas mbylles së binzeseve të tyre. Ata kanë deklaruar se janë pritje të “pagave të luftës”, pasi kanë 40 ditë që nuk janë në punë dhe nuk kanë me çfarë ta mbajnë familjen.

 

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se në fillim të javës së ardhshme do të jenë të gjithë të likuiduar.

Rama u shpreh se në fillim të javës së ardhshme do të fillojë edhe shpërndarja e pagave të luftës për kategorinë e dytë.  Pak ditë më parë kryeministri njofoi se do të ndihmohen 176 mijë qytetarë, duke marrë nga 400 USD secili.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tregtarët në durrës në protestë tregtarët në durrës në protestë

Sondazh

Poll