Aktualitet

Drejtori i Doganave, Bardhi: Nuk do ndërpritet furnizimi me ushqime dhe medikamente, puna vijon normalisht

17 Prill 2020, 08:24 Nga DOSJA
Drejtori i Doganave, Bardhi: Nuk do ndërpritet furnizimi me ushqime dhe

Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi ka njoftuar ditën e sotme se  furnizimet me ushqime apo produkte të tjera nuk do të ndërpriten Ai ka theksuar se  zinxhiri i shkëmbimeve tregtare import-eksport vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet. Bardhi thekson se vijojnë procedurat operacionale ndaj operatorëve ekonomikë të transportit të këtyre mallrave.

Deklarata e plotë

Nisur nga interesi i madh i medias dhe publikut mbi funksionimin e Strukturave Doganore gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalon jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota, ju bëj me dije se  në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga qeveria për situatën e krijuar nga Covid 19,  Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Më lejoni të theksoj, se zinxhiri i shkëmbimeve tregtare import-eksport vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.

Gjithashtu ju bëj me dije, se në bazë të VKM nr. 269, “Për miratimin e propozimit të përbashkët të përgatitur nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA-s, për të lehtësuar transportin e mallrave të nevojës së parë brenda Ballkanit Perëndimor”, palët e CEFTA kanë përcaktuar pikat “të gjelbra” prioritare të kalimit kufitar, të cilat për Republikën e Shqipërisë janë degët doganore Durrës, Morinë, Shkodër (Hani i Hotit), Qafë Thanë dhe Kakavijë.

Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengesë deri tani në të gjitha Degët Doganore.

Sekretariati i CEFTA-s në bashkëpunim me të gjithë vendet anëtare ka përpiluar gjithashtu, një listë me mallra me rëndësi parësore në funksion të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID 19, nga popullata dhe autoritetet shëndetësore. Lista e mallrave përfshin produkte ushqimore, medikamente, dizinfentantë, maska, doreza, pajisje mjekësore, etj.

Si të tilla, të gjitha palët e CEFTA janë dakordësuar që autoritetet doganore dhe autoritetet e tjera që operojnë në kufi, të përshpejtojnë kalimin e këtyre mallrave në kufi përmes krijimit të korridoreve/korsive “të gjelbra”. Mjetet që transportojnë këto mallra, janë të autorizuara të anashkalojnë çdo radhë të mundshme në hyrje/dalje nga territoret e palëve të CEFTA, si dhe do të kenë përparësi në kryerjen e të gjitha procedurave, përfshirë kontrollet doganore dhe ato të autoriteteve të tjera që operojnë në kufi.

Autoritetet doganore të palëve të CEFTA, njoftohen paraprakisht mbi mbërritjen e këtyre mallrave të nevojës parësore, nëpërmjet sistemit elektronik të shkëmbimit të të dhënave SEED. Ky informacion u përcillet në kohë reale, të gjitha autoriteteve të tjera, sipas pikave të kontaktit të përcaktuara paraprakisht prej tyre.

Funksionimi i pikave doganore do të jetë 24 orë në 7 ditë në funksion të operatorëve ekonomikë.

Gjithashtu dua të përcjell një falenderim dhe mirënjohje për punën e secilës strukturë doganore dhe për çdo punonjës të doganës që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës. Shëndeti i pari! Frikë aspak, kujdes po. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjon bardhi kriza e covid-19 gjon bardhi kriza e covid-19

Sondazh

Poll