Aktualitet

Sherri me drejtorin e Policisë në Berat, familjarët e mjekut Skëndo ngrenë denoncim: U dhunua pa asnjë motiv

17 Prill 2020, 08:25 Nga DOSJA
Sherri me drejtorin e Policisë në Berat, familjarët e mjekut

BERAT– Familjarët e mjekut Edison Skëndo, që një ditë më parë u dhunua nga drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti, kanë ngritur një denoncim. Ata pretendojnë se Skëndo është ndaluar nga policia sapo doli nga pallati ku banon dhe se i gjithë sherri ka nisur për autorizimin që mjeku Edison Skëndo duhet të kishte për të dalë nga banesa. Familjarët e mjekut, pretendojnë se Skëndo u dhunua pa asnjë motiv nga drejtori i Policisë së Beratit.

Ngjarja e dhunshme ndodhi një ditë më parë dhe gjithçka u raportua me video. Në pamjet e publikuara nga Dosja.al shihet mjaft qartë momenti i dhunës në momentin që mjeku Skëndo po dilte nga pallati i tij.

Mjeku Skëndo shoqërohej edhe nga kushëriri i tij farmacist, dhe të dy kishin dalë për të shkuar në punë. Ata janë ndaluar nga drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti dhe pas debateve verbale për autorizimin, drejtori e tërheq nga bluza mjekun Skëndo.

Nga ana tjetër, policia ka vënë në pranga Skëndon, duke e akuzuar atë si iniciator të debatit dhe provokues. Burimet policore thonë se ishte mjeku ai që qëlloi i pari me shkelm drejtorin e policisë pasi nuk dispononte autorizim për të dalë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat edison skendo hasan ahmeti berat edison skendo hasan ahmeti

Sondazh

Poll