Aktualitet

DOKUMENTI/ SPAK kërkon zgjatjen e hetimeve për tre gjyqtarët që i hoqën të përjetshmin Dritan Dajtit: Nuk janë kryer të

17 Prill 2020, 08:41 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ SPAK kërkon zgjatjen e hetimeve për tre gjyqtarët

TIRANË– Prokuroria Posaçme, e njohurndryshe si SPAK ka kërkuar zgjatje të afatit hetimor me 3 muaj të tjerë për çështjen e 3 gjyqtarëve që pranuan kërkesën për rrëzimin e burgut përjetë ndaj Dritan Dajtit.

SPAK, pas kërkesës së bërë për pushimin e çështjes ndaj 3 gjyqtarëve që pranuan kërkesën e Dritan Dajtit për rrëzim të burgimeve të përjetshme, e dërgoi çështjen në gjykatë. Togat e zeza vendosen rrëzim të kërkesës për pushim dhe e rikthyen për hetime të mëtejshme.

Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme, sipas dokumentit të publikuar nga AbcNews,  ka pranuar se nuk janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndaj dhe ka kërkuar zgjatje të afateve hetimore edhe me 3 muaj të tjerë. Kërkesa është bërë dy ditë më parë.

Gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Alija dhe Aleks Nikolli akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin.

Tashmë Dritan Dajti ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqtë burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg, nga të cilat, Dajtit i ngelen vetëm 15 vite. Historia e kësaj masakre u bë edhe më e rëndë, ku pas hetimeve u zbuluan edhe disa lidhje të Dajtit brenda Policisë së Shtetit. Përgjimet telefonike zbuluan numra policie në telefonat e Dajtit, ndërkohë që dyshua se ky i fundit po i priste specialët e skuadrës s ë vëzhgimeve dhe ndjekjeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleks nikolli dritan dajti petrit alija skender damini vendimi per dritan dajtin aleks nikolli dritan dajti petrit alija skender damini vendimi per dritan dajtin

Sondazh

Poll