Bota

Ulen sërish vdekjet në Itali/ Vdesin 525 njerëz në 24 orët e fundit, shkon në 22,170 numri i viktimave nga Covid-19

16 Prill 2020, 16:13 Nga DOSJA
Ulen sërish vdekjet në Itali/ Vdesin 525 njerëz në 24

ITALI– Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 525  viktima nga koronavirusi, duke e çuar  në 22,170 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3.786  raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi  168 mijë të infektuar në total.

Edhe sot është parë një ulje e lehtë e numrit të viktimave, sepse ditën e djeshme Italia rregjistroi të paktën 578 të vdekur nga virusi.

Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus  vdekjeprurës.

Ndërkohë nga fillimi i kësaj jave në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll