Bota

Tragjike në New Jersey/ Gjenden 17 trupa të pajetë brenda azilit të pleqve, dyshohet se kanë humbur jetën nga COVID-19

16 Prill 2020, 15:30 Nga DOSJA
Tragjike në New Jersey/ Gjenden 17 trupa të pajetë brenda azilit

SHBA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Jersey, ku në një shtëpi të moshuarish janë gjetur 17 peresona të vdekur. Mediat e huaja kanë bërë me dije se ishte një telefonatë anonime që njoftoi policinë për ngjarjen e tmerrshme, ku më pas kjo e fundit ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas autoriteteve dyshohet se viktimat kanë humbur jetën nga Covid-19. Ndërkohë ata kanë shtuar se ata jetonin brenda një hapësire shumë të ngushtë ku nuk ishte e përshtatshme për 17 persona. Dhe më pas të gjithë trupat janë nxjerrë nga morgu, ku autoritetet shihen të gjithë me veshje mbrojtëse.

Aktualisht në SHBA, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 569 viktima, ndërkohë që në total numri i tyre ka shkuar në 28 326 të vdekur.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Burimi: DailyMail

(A.K. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba new jersey koronavirusi ne shba new jersey

Sondazh

Poll