Bota

Refuzuan masat drastike në luftën kundër Covid-19, 130 viktima dhe 613 të infektuar brenda 24 orëve në Suedi

16 Prill 2020, 14:50 Nga DOSJA
Refuzuan masat drastike në luftën kundër Covid-19, 130 viktima

SUEDI– Suedia është një ndër vendet që nuk ka zbatuar masat e rrepta që ka ndërmarrë çdo shtet si shkak i koronavirusit, por mesa duket liria e tepërt ka dhënë efektin negativ atje.

Në 24 orët e fundit në Suedi janë konfirmuar të infektuar nga koronavirusi të paktën 613 persona. Kjo është shifra ditore më e lartë për herë të tretë që prej shpërthimit të koronavirusit në vend.

Me 613 rastet e ditës së sotme  Suedinë numëron në rang kombëtar 12.540 të sëmurë nga Covid-19.

Edhe numri ditor i vdekjeve është rritur ndjeshëm.  Vetëm në 24 orët e fundit janë rregjistruar 130 viktima, numri i dytë më i lartë i vdekjeve ditore sepse edhe dje në Suedi vdiqën 170 persona. Në total numri i viktimave ka shkuar në 1.333.

Pavarësisht masave të rrepta që ka marrë gjithë bota, Suedia ende vijon të mos izolohet ndërkohë që virusi është përhapur masivisht.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi stockholm koronavirusi ne suedi stockholm

Sondazh

Poll