Bota

Shkon në 12396 numri i viktimave nga COVID-19 në Angli, autoritetet përgatisin masa të reja shtrënguese

16 Prill 2020, 13:58 Nga DOSJA
Shkon në 12396 numri i viktimave nga COVID-19 në Angli, autoritetet

ANGLI- Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore dhe sociale NHS në Angli, ka njoftuar për 740 vdekje të reja të njerëzve që testuan pozitiv me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara dhe të raportuara nga spitalet në Angli në 12396 veta.

Ndërkohë, sot pritet që masat shtërnguese të mbylljes në mbarë vendin të zgjatet për tre javë, pasi Sekretar i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, Matt Hancock këmbënguli që heqja e rregullave të bllokimit do të kërkojë kohë”.

Ndërsa ka pasur një rënje të numrit të vdekjeve, sekretari i NHS tha që numrat janë ende shumë të larta. Ai tha: “Se tani është shumë heret për të thënë që ne duhet t’i heqim masat dhe pse shohim se mund të kemi arritur një kulm, numrat nuk po bien akoma.” Ndërkohë një këshilltar kryesor qeveritar ka paralajmëruar se distancimi social duhet të mbetet në fuqi derisa të gjendet një vaksinë koronavirus.

(Kujtim Vani për Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli matt hancock koronavirusi ne angli matt hancock

Sondazh

Poll