Bota

Ditë të zeza për Britaninë / 861 vdekje dhe  4,617 raste të reja me Covid-19 brenda 24-orëve

16 Prill 2020, 14:29 Nga DOSJA
Ditë të zeza për Britaninë / 861 vdekje dhe  4,617

MBRETËRI E BASHKUAR- Departamenti i Shëndetësisë në Britani ka njoftuar se gjatë 24-orëve kanë humbur jetën  861 persona dhenumri total i viktimave  në vend, ka shkuar në13,729.

Po ashtu ai ka njoftuar se gjatë këtyre orëve janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse  4,617 dhe numri i të prekurve gjithsej ka shkuar në 103,093

Mësohet se në gjendje kritike për jetën  janë 89,020 njerëz, sakaqë në të gjithë vendin janë kryer 417,649 testime.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll