Bota

Vdesin nga Covid-19 katër zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në Serbi, infektohen edhe 180 të tjerë

16 Prill 2020, 14:23 Nga DOSJA
Vdesin nga Covid-19 katër zyrtarë të Ministrisë së

SERBI– Koronavirusi ka prekur dhe ka vrarë dhjetëra politikanë nëpër botë. Së fundmi është mësuar se në Serbi kanë vdekur nga Covid-19 edhe katër punonjës të Ministrisë së Brendshme.

Lajmi është bërë me dije nga vet ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i cili njoftoi se edhe 180 zyrtarë të tjerë të ministrisë së Brendshme janë infektuar nga ky virus. Por ministri ka sqaruar se gjendja e zyrtarëve të infektuar është stabile, nuk kanë paraqitur rrezik deri më tani.

Ministria e Brendshme serbe shprehu ngushëllimet e saj për familjet e të 4 zyrtarëve të ndjerë, që nuk i bënë ballë kësaj beteje.

Ndërkohë në lidhje me vdekjen e oficerit, Radovan Tijanic, i cili vdiq nga COVID-19 të dielën në një spital të Beogradit, ministri u shpreh: Është një humbje e pazëvendësueshme për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Radovan Tijanic ishte i njohur në ekipin tonë si një profesionist i jashtëzakonshëm, punonjës i përkushtuar dhe një luftëtar i shkëlqyeshëm për sigurinë e informacionit të Serbisë.

Kujtojmë që Serbia është prekur nga virusi para 6 javësh, e mesa duket situata është përkeqësuar ditët e fundit, sepse deri më tani në rang kopmbëtar shteti serb numëron 4,873 raste të personave të infektuarve dhe janë rregjistruar të paktën 99 viktima.

Burimi: RS.n1 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne serbi nebojsha stefanoviq. koronavirusi ne serbi nebojsha stefanoviq.

Sondazh

Poll