Bota

Infektohet nga koroavirusi në muajin e shtatë të shtatzënisë, gruaja nga Kosova në gjendje të rëndë

16 Prill 2020, 13:45 Nga DOSJA
Infektohet nga koroavirusi në muajin e shtatë të

KOSOVË– Ditën e sotme në Kosovë në grua e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë me dije nga infektologu Salih Ahmeti në një konferencë për media, ku ndër të tjera ai ka shtuar se grua shtatzënë është në kujdes intensiv, por gjendja e saj shëndetësore është rënduar.

Ai ka thënë se ky rast po ndiqet me shumë kujdes dhe se gjendja e saj është nën mopnitorim dhe po i bëhen konsultime edhe nga mejkët gjinekolog.

“Po dje kemi marrë një shtatzënë, 28 javë, është gjendje të rëndë është në kujdesin intensi. Janë në konsultime me mjekët e lëmisë, si gjinekolog, neonatolog, anesteziolog. Ne do të veprojmë duke i shfrytëzuar protokollet dhe përvojat më të mira të vendeve tjera. Dhe pa diskutim, mendimi i konsiliumit.”– tha ai.

Ai ka thënë se pacientja në Klinikën Infektive ka shkuar e intubuar me probleme në mushkëri, duke shtuar se stafi do të bëjë çfarë mund të bëhet.

Në total Kosova numëron 423 raste me koronavirus dhe 10 viktima që prej datës 8  shkurt, dhe 71  të tjerë janë shëruar nga Covid-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll