Lirohen nga burgu 90 mijë të dënuar, BE e zhgënjyer nga vendimi i Turqisë: Nuk janë përfshirë gylenistët
16 Prill 2020, 16:00Nga DOSJA
TURQI– Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë shtete të marrin masa drastike në vend, për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre. Ndërkohë mes shumë masash, është raportuar që disa vende kanë marrë vendimin për të liruar edhe të burgosurit sepse jeta në burgjet e mbingarkuara mund të jenë burim i përhapjes së virusit.
Së fundmi edhe Qeveria turke ka raportuar se do të lirojë të paktën 90 mijë të dënuar për vepra të lehta si shkak i shpërthimi të të pandemisë së Covid-19. Partia e AK e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe aleatët nacionalistë të MHP e mbështesin projektligjin, i cili u miratua me 279 vota pro dhe 51 vota kundër, tha nënkryetari i parlamentit Sureyya Sadi Bilgic.
Por ky vendim i qeverisë turke me propozim të Presidentit Erdogan siç duket ka qenë një zhgënjim për BE.
Eurodeputetët i kërkojnë unionit dhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që të ndërhyjnë për këtë ligj diskriminues, pasi sipas tyre nga kjo falje duhet të përfitonin edhe të dënuarit për shkaqe politike, siç janë gylenistët.
“Një ligj i tillë është i nevojshëm, veçanërisht për ata që janë arrestuar dhe burgosur padrejtësisht për shkaqe politike. Në vend të kësaj, qeveria turke ka vendosur të ekspozojë me qëllim ndaj virusit, jetën e gazetarëve dhe ata që i konsiderojnë kundërshtarë politikë. BE dhe vendet anëtare të saj duhet të adresojnë këtë problem me homologët e tyre turq në të gjitha nivelet. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që të shpejtojë vendimet e nevojshme në rastet e shtetasve të burgosur dhe të ndaluar në Turqi për arsye politike.”-deklaron BE.
Gjithashtu nga ky vendim nuk kanë përfituar të dënuarit për vrasje, krime të rënda, dhunë apo përdhunime si dhe të burgosurit me akuzën e terrorizmit. Kujtojmë që pas grushtit të shtetit në Turqi në korrik të 2016, është rritur ndjeshëm numri i të dënuarëve në burgje.
Deri më tani të paktën tre të burgosur turq kanë vdekur nga koronavirusi dhe gjithsej 17 të dënuar kanë rezultuar pozitiv, sipas ministrit turk të drejtësisë Abdulhamit Gul.
Turqia ka regjistruar 69,392 të infektuar ndërsa 1.518 njerëz të tjerë kanë vdekur, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë .
FLORIDA– Shumë njerëz në botë, kryesisht suedezët, nuk u ka bërë aspak përshtypje se ky virus i përhapur në mbarë globin mund të vrasë. Kur Covid-19 deri më tan...
SHBA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Jersey, ku në një shtëpi të moshuarish janë gjetur 17 peresona të vdekur. Mediat e huaja kanë bërë me dije se ...
BRITANI– Dhjetra shkencëtarë të shëndetit mendor, përfshirë neuroshkencëtarë, psikiatër, psikologë dhe ekspertë të shëndetit kanë paralajmruar se bota mund të p...
ITALI– Italia Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter ndërkohë që vendi është në luftë me pandeminë e koronavirusit.Sipas me...
MBRETËRI E BASHKUAR- Departamenti i Shëndetësisë në Britani ka njoftuar se gjatë 24-orëve kanë humbur jetën 861 persona dhenumri total i viktimave në ven...
SERBI– Koronavirusi ka prekur dhe ka vrarë dhjetëra politikanë nëpër botë. Së fundmi është mësuar se në Serbi kanë vdekur nga Covid-19 edhe katër punonjës të Mi...
ANGLI- Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore dhe sociale NHS në Angli, ka njoftuar për 740 vdekje të reja të njerëzve që testuan pozitiv me Covid-19, duke e &c...
KOSOVË– Ditën e sotme në Kosovë në grua e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë me dije ng...
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka vendosur të izolohet në shtëpi pasi dje është takuar me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Mak...