Bota

U takua me kryetarin e Kumanovës që ishte me koronavirus, vetizolohet zv.kryeministri Bujar Osmani në Maqedoni

16 Prill 2020, 11:54 Nga DOSJA
U takua me kryetarin e Kumanovës që ishte me koronavirus, vetizolohet

MAQEDONI E VERIUT– Pas lajmit se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka rezultuar me koronavirus, zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka njoftuar se është vetizoluar.

Lajmin e ka bërë me dije vet Osmani duke treguar se një ditë më parë ai është takuar me kryetarin e komunës së Kumanovës i cili rezultoi i infektuar.

Ndër të tjera Osmani ka thënë se ditën e sotme nuk do të jetë pjesë e mbledhjes së  Këshillit të Sigurisë të Presidentit, si dhe do të vetizolohet deri të martën e ardhshme kur duhet t’i nënshtrohet testimit për Covid-19 sipas protokollit.

“Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokoleve. Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë. Qofshi shëndosh!”, shkruan zëvendëskryeministri.”- ka shkruar Osmani.

Vetëm në Kumanovë janë shënuar  27 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në  262. Ndërsa në rang kombëtar  janë rregjistruar 974 të infektuar dhe 45  viktima nga koronavirusi

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne maqedonine e veriut maksim dimitrievski koronavirusi ne maqedonine e veriut maksim dimitrievski

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2020, 09:44

BRUKSEL– Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ka folur në Parlamentin Evropian në lidhje me situatën e krijuar nga...