Bota

Alarm në aeroplan-mbajtësen franceze, 668 marinarë të infektuar nga koronavirusi

16 Prill 2020, 12:09 Nga DOSJA
Alarm në aeroplan-mbajtësen franceze, 668 marinarë të

FRANCË– Të paktën 668 marinarë të caktuar për grupin detar të transportuesit francez  Charles de Gaulle kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin, ka deklaruar ditën e djeshme Ministria e Forcave të Armatosura.

Në njoftimin zyrtar Ministria ka bërë me dije se mes 1,767 marinarëve që ishin testuar, kishin rezultuar të infektuar nga koronavirusi të paktën 668 prej tyre.

“31 anëtarë të personelit janë sot në spital. Më shumë testime janë duke u kryer.”- thuhet në njoftim.

Mësohet se transportuesi i cili kohët e fundit po merrte pjesë në ushtrime me marinat e Evropës veriore në Detin Baltik, mbërriti në Toulon dy javë më parë sesa pritej, pasi rreth 40 anëtarë të ekuipazhit shfaqën shenja të simptomave COVID-19.

Dhe pas shfaqjes së shenjave ekuipazhi nga Charles de Gaulle ishin tanimë të izoluar brenda bazës së tyre detare, ndërkohë pilotët e aeroplanëve të luftës dhe helikopterët e transportuesit ishin në karantinë.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Burimi: euractiv

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2020, 09:44

BRUKSEL– Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ka folur në Parlamentin Evropian në lidhje me situatën e krijuar nga...