Bota

Takoi dje kryetarin e Komunës së Kumanovës me covid-19, ministri i Shëndetësisë mbyllet në shtëpi: Pres analizat…

16 Prill 2020, 13:28 Nga DOSJA
Takoi dje kryetarin e Komunës së Kumanovës me covid-19, ministri

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka vendosur të izolohet në shtëpi pasi dje është takuar me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievskin, i cili ka rezultuar me koronavirus. 

Në një njoftim në Facebook-un e tij, Filipçe shkruan se ai i ka respektuar të gjitha masat e sigurisë megjithatë do të izolohet në shtëpi derisa të dalin rezultatet e analizave. 

“Pas informatës se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili dje mbajti mbledhje të shtabit të krizës në Kumanovë, ku mora pjesë dhe unë, është pozitiv në Kovid-19, prej sot unë do të jem në izolim shtëpiak. Në mbledhje kam respektuar të gjitha protokollet dhe kam mbajtur pajisje mbrojtëse sikurse edhe gjithë të tjerët. Pres epidemiologët nga Instituti i Shëndetit publik të cilët do të kryejnë anketat epidemiologjike mua dhe funksionarëve të tjerë të qeverisë të cilët ishin prezent në mbledhjen e djeshme. Deri në marrjen e vlerësimit epidemiologjik dhe udhëzimeve për verimet e mëtejme, mbetem në izolim shtëpiak”, ka shkruar Venko Filipçe.

Ditën e sotme nga mediat vendase u dha lajmi se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka konfirmuar se është infektuar me Covid-19. Gjithashtu edhe zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka njoftuar se është vetëizoluar. Deri më tani Maqedonia e Veriut ka shënuar 974 të infektuar dhe 45 viktima. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kkoronavirusi ne maqedonine e veriut maqedonia e veriut venko filipçe kkoronavirusi ne maqedonine e veriut maqedonia e veriut venko filipçe

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2020, 09:44

BRUKSEL– Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ka folur në Parlamentin Evropian në lidhje me situatën e krijuar nga...