Bota

Shënohet viktima e 10 në Kosovë, 73-vjeçarja nga Peja vuante edhe nga sëmundje tjera

16 Prill 2020, 11:09 Nga DOSJA
Shënohet viktima e 10 në Kosovë, 73-vjeçarja nga Peja

KOSOVË– Ditën e sotme ka humbur jetën edhe një 73-vjeçare nga Peja e Kosovës si shkak e koronavirusit, duke e çuar në 10 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga Covid-19.

Lajmi  është bërë me dije nga  Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, duke publikuar njoftimin e Klinikës Infektive në QKUK, ku kanë raportuar se pacientja 73-vjeçarë me iniciale M.B e diagonistifikuar me Covid-19 nuk i bëri ballë kësaj  beteje.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacientja e lindur më 1947 është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill dhe ka ndërruar jetë sot në këtë klinikë. Kujtojmë se vdekja e sotme e ka çuar në 10 numrin e përgjithshëm të viktimave  në Kosovë nga Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe 36 persona të tjerë pozitiv me koronavirus nga 173 testimet që janë kryer në 24  orët e fundit.  Lajmi  i mirë është se janë shëruar edhe pesë pacientë, pasi kanë dalë negativ në testin e dytë. Gjithsej në Kosovë janë 71 të shëruar.

Në total Kosova numëron 423 raste me koronavirus dhe 10 vktima që prej datës 8  shkurt.

 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2020, 09:44

BRUKSEL– Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ka folur në Parlamentin Evropian në lidhje me situatën e krijuar nga...