Bota

Nga java tjetër hapen disa dyqane, Merkel liderja që nuk krijon panik tek qytetarët në këtë kohë krize

16 Prill 2020, 11:05 Nga DOSJA
Nga java tjetër hapen disa dyqane, Merkel liderja që nuk krijon panik

GJERMANI– Gjermania është një ndër vendet e Bashkimit Europian që është prekur nga koronavirusi, por mesa duket ka ditur më së miri t’i bëjë ballë kësaj lufte të ashpër.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel edhe pse u infektua nga virusi tani duket se i është rikthyer fuqishëm puëns së saj  si lidere e këtoj vendi dhe ka treguar se Gjermania po përballon krizën e virusit.  Bilanci i viktimave  dhe të infektuarëve atje është i ulët krahasuar me vendet e tjera në Europë e sigurisht që rol kyç në këtë situatë të vështirë ka luajtur vet Merkel.

Ajo gjithmonë është vlerësuar si një ndër lideret më të suksesshmet në botë, sa i përket  politikave në vend por edhe komunikimit që ka me popullin e saj. Në mesin e kësaj pandemie globale, stili që Merkel ndjek për të shpjeguar situatën e virusit, është i thjeshtë dhe i kuptueshëm për qytetarët pa  krijaur panik tek ta.

Në video shihet sesi Merkel shpjegon para popullit të saj bilancin ditor, dëmin që shkakton ai dhe rëndësinë e masave.

Ndryshe nga shumë lider të tjerë në botë, kancelarja gjermane me pajisjet e duhura në spitale dhe me suksesin në menaxhimin e kësaj situate që po e përjeton gjithë bota, ka paralajmëruar se ng java e ardhshme mund të hapen disa  dyqane, por duke ju përmbajtur rregullave.

“Kurba është sheshur. Duhet të jetë kështu në mënyrë që të mos mbingarkojë sistemin tonë shëndetësor.Ne kemi krijuar modele sipas vëzhgimeve. Tani jemi te riprodhimi me faktor 1, që do të thotë se një person infekton një tjetër.Mund të them se për një zinxhir infeksioni, nëse një person infekton një tjetër, kjo është një mesatare e një personi që infekton një tjetër.Nëse shkojmë në pikën ku secili infekton 1.1 persona, atëherë në tetor do të arrijmë kapacitetin maksimal të sistemit tonë shëndetësor, me numrin e supozuar të shtretërve në kujdesin intensiv.Nëse shkojmë te 1.2 njerëz, që do të thotë se të gjithë infektojnë 20 përqind më shumë, pra nga pesë njerëz, një infekton dy dhe të tjerët nga një, atëherë do të arrijmë limitin e sistemit tonë shëndetësor në korrik.  Dhe nëse shkojmë te 1.3 persona, atëherë në qershor do të arrijmë limitin e sistemit tonë shëndetësor. Pra, nga këtu mund të shohim sa i vogël është marzhi. Dhe i gjithë ky vlerësim është bazuar te fakti që ne mund të kemi një shifër infeksionesh që mund ta monitorojmë, që mund ta gjurmojmë. Dhe që mund të kemi më shumë koncepte të mbrojtjes dhe falë tyre, mund të lehtësojmë kufizimet. Por kjo është një vijë kaq e hollë, një situatë kaq e brishtë, ku kujdesi është fjala e ditës dhe jo besimi i tepruar.”- ka thënë Merkel.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Burimi: reuters

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel koronavirusi ne gjermani angela merkel koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2020, 09:44

BRUKSEL– Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ka folur në Parlamentin Evropian në lidhje me situatën e krijuar nga...