Bota

‘Ne e kemi kaluar kulmin’ Trump optimist: Disa shtete në SHBA janë gati të rihapen këtë muaj

16 Prill 2020, 10:33 Nga DOSJA
‘Ne e kemi kaluar kulmin’ Trump optimist: Disa shtete në SHBA

SHBA– Amerika tashmë është vendi i parë në botë më i prekur nga koronavirusi, por Presidenti amerikan Donald  Trump është shprehur optimist sa i përket gjendjes në vend.  Ai këmbëngul se vendi i  tij do ta kalojë shpejtë këtë krizë dhe se virusi do të largohet.

Ditën e sotme Trump ka deklarur në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë se disa shtete janë tashmë gati te rihapen këtë muaj. Ndër të tjera Trump shtoi se udhëzimet e reja për rihapjen e vendit do të publikohen ditën e sotme pasi ai të zhvillojë edhe takimin e përditshëm me guvernatorët.

Deri më tani SHBA numëron  640,000 raste të konfirmuara me  Covid-19 dhe mbi 30.800 vdekje.

“Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë. A beson dikush me të vërtetë në numrat e disa prej këtyre vendeve?– u shpreh Trump.

Gjithashtu Trump tha se SHBA po shikonte edhe raportet për të verifikuar cili është burimi i virusit, nga laboratorine Wuhan apo nga tregu i kafshëve të egra. Ndërkohë mediat vendase kanë raportuar se ambasada amerikane në Pekin ngriti shqetësimin për sigurinë në dy laboratorë në Ëuhan.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2020, 09:44

BRUKSEL– Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ka folur në Parlamentin Evropian në lidhje me situatën e krijuar nga...