Bota

Ulen vdekjet në Spanjë/ 312 viktima brenda 24 orëve, shkon në 18,812 numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi

16 Prill 2020, 10:01 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Spanjë/ 312 viktima brenda 24 orëve, shkon

SPANJË– Spanja në rang kombëtar ka rregjistruar 18.812 viktima nga koronavirusi, ndërsa të sëmurë numëron mbi 180 mijë.

Vetëm në  24 orët e fundit janë shënuar 312 viktima që s’kanë mundur t’i bëjnë ballë kësaj lufte të ashpër me koronavirusin, duke e  çuar  numrin  total të të vdekurve afro 19 mijë.

Kujtojmë që kur Spanja preku pikun e virusit kjo është shifra ditore më e ulët e vitktimave, pasi javë më parë shifrat ditore ishin tragjike, mbi  700, 800 deri në 900.

Ndërsa ditën e djeshme Spanja rregjistroi të paktën 523 viktima, por  fatmirësisht sot është parë një ulje e ndjeshme. Megjithatë lehtësimet e masave vijnë kur kryeministri spanjoll tha se rikthimi i normalitetit do kohë derisa të prodhohet vaksina kundër virusit.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Burimi: Worldmeters

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2020, 09:44

BRUKSEL– Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ka folur në Parlamentin Evropian në lidhje me situatën e krijuar nga...