Aktualitet

Vrasja në Zall Bastar, dalin dëshmitë e tre bashkëpunëtorëve: Si u vra Arben Gjeci, ja si e fshehëm krimin (Skenari)

28 Janar 2019, 11:53 Nga DOSJA
Vrasja në Zall Bastar, dalin dëshmitë e tre

TIRANË- Del dëshmia e 20-vjeçares Elida Cani pas lidhjes që ajo kishte me Arben Gjecin, që u vra pak ditë më parë nga i vëllai i të resë, Esat Cani në Zall Bastar. Gjatë marrjes në pyetje në Polici, vajza ka pranuar lidhjen me Gjecin, dhe ka thënë se ditën që ndodhi vrasja, ishin takuar në një banesë të veçuar jashtë shtëpisë dhe më pas kishin kryer marrëdhënie. Elida ka thënë se më pas është qëlluar Gjeci, por nuk e ka parë se nga kush.

Dëshmia e Elida Canit

Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim. Me Dëfrim Kurtin jemi martuar para dy vitesh.

Arbeni erdhi kur im shoq nuk ishte në shtëpi. Vendi ku takoheshim ne të dy është një dhomë e veçuar nga shtëpia. Pata merak se mos vinte burri dhe i thashë Arbenit, por ai më tha të rrija e qetë se burri po pinte kafe. Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën, pasi kishte pasur idenë që dikush po e ndiqte. Nuk pashë askënd se kush e qëlloi, sepse aty është një mur që s’të lejon të shikosh. Dola me vrap dhe e pashë të përpëlitej, hodha sytë ngado, por nuk pashë askënd. Arbeni gjendej aty në mes të pellgut me gjak.

I vëllai i saj, Esat Cani, ka pranuar krimin, por thotë se nuk ka patur për qëllim që ta vriste Gjecin.

Dëshmia e Esat Canit:

E godita, jo për ta vrarë, por që të trembej dhe të mos të shkatërronte më tej martesën e motrës. Të nesërmen në mëngjes doli lajmi në fshat se Arbenin e kishin qëlluar me sende të forta dhe se ai kishte ndërruar jetë. E ruajta gjithë ditën Arbenin. E pashë furgonin e tij kur parkoi në lokal dhe piu kafe me kunatin tim, burrin e Elidës, pastaj të dy u larguan. Kunati iku në një lokal tjetër, ndërsa Arbeni u drejtua drejt shtëpisë së motrës. Kisha që në muajin tetor që më gërryente dyshimi.

Një ditë kur u ktheva nga Greqia, ishim si pasagjerë në makinën që drejtonte Arbeni. Bashkë me mua ishte edhe ime motër dhe e fejuara ime. Arbeni po sillej çuditshëm dhe unë aty në atë çast dyshova se ai ose ishte lidhur me motrën time ose me të fejuarën time.

Si u zbulua autori i vrasjes

Burime nga policia bëjnë me dije, se një ditë pas vrasjes, Esat Cani kishte kërkuar leje nga shefi i tij me pretekstin se kishte babain e sëmurë.

Por policia ka kryer verifikimet dhe ka rezultuar se atë ditë, Cani nuk ndodhej në shtëpi dhe se i ati nuk kishte problem shëndetësore.  Ndërkohë që burri i Elidës, Dëfrim Kurti ka treguar të gjithë skenarin sesi u fsheh vrasja.

Fshehja e krimit, dëshmia e Defrim Kurtit:

Më telefonoi Elida (gruaja) dhe më tha hajde më dërgo te shtëpia ime. Unë kisha lëvizur nga ai lokal dhe ndodhesha pak larg, në një lokal tjetër, 20 minuta larg shtëpisë. I thashë kam punë tani, herë tjetër. Ajo më telefonoi sërish duke qarë më tha hajde shpejt, në shtëpinë tonë gjendet një burrë i gjakosur, dikush ka qëlluar Arben Gjecin. Pastaj më tha sërish me mua bëj ç’të duash, ai ishte tek unë.

Kur shkova e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babai dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte plagosur në rrugë dhe e nxorëm trupin jashtë banesës.

Vrasja e Arben Gjecit ndodhi më 24 janar 2019, (Lexo këtu),  dhe fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale. Por pas hetimeve nga policia, rezultoi se vrasja ishte kryer nga i vëllai i Elida Canit, Esat Cani. Cani ka dalë sot para gjykatës bashkë me motrën dhe të shoqin e saj. Cani është lënë nga gjykata në arrest me burg, ndërsa Elida Cani dhe Dëfrim Kurtit, janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arben gjeci elida cani esat cani vrasja ne zall bastar arben gjeci elida cani esat cani vrasja ne zall bastar

Sondazh

Poll