Bota

Infektohet nga koronavirusi Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski

16 Prill 2020, 09:57 Nga DOSJA
Infektohet nga koronavirusi Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski

KUMANOVË– Koronavirusi nuk  po kursen më askënd. Shumë personazhe të njohur dhe politikanë janë prekur nga virusi.

Së fundmi është bërë me dije se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka konfirmuar se është infektuar me Covid-19.

“Sapo mora rezultatet për personat e rinj pozitiv me Kovid-19 në Kumanovë, gjithsejtë 40 qytetarë të mi të dashur, mes të cilëve edhe unë personalisht. Ju inkurajoj që bashke dhe të disiplinuar të vazhdojmë luftën kundër kësaj të keqeje të përbashkët, e di se do ta mposhtim, jam I bindur në këtë, ju lutem që të jemi të përmbajtur, nuk ka vend për panik, kërkoj nga ju disiplinë, respektim të masave dhe rekomandimeve për distance sociale. Ju lutem nga shpirti dhe zemra, Ju lutem respektoni masa, shmanguni kontakteve të afërta, shëndeti është mbi të gjitha, kështu do të fitojmë të gjithë.”- ka shkruar në profilin e tij në Facebook , Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maksim dimitrievski maksim dimitrievski

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2020, 09:44

BRUKSEL– Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ka folur në Parlamentin Evropian në lidhje me situatën e krijuar nga...