Bota

16 Prill 2020, 09:44 Nga DOSJA

BRUKSEL– Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ka folur në Parlamentin Evropian në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendet anëtare të BE-së foli në veçanti edhe për Italinë, vendi më i goditur në botë nga Covid-19.

Ursula von der Leyen i kërkoi falje Italisë për sjelljen e BE-së në kohën kur shteti italian kishte nevojë për ndihmë, pasi totali i viktimave dhe të infektuarëve rritej çdo ditë e më shumë.

“Është e vërtetë që shumë munguan kur Italia kishin nevojë për ndihmë në fillim të kësaj pandemie. Dhe është e vërtetë, BE tani duhet t’i kërkojë falje Italisë. Por faljet zbatohen vetëm nëse ndryshoni sjelljen tuaj. U desh shumë kohë që të gjithë të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. E vërteta është kjo, tani Bashkimi Evropian është e pranishme për të ndihmuar më nevojtarët.”-ka thënë ajo.

Kujtojmë që reagimi i Presidentes vjen pothuajse një javë pasi kryeministri italian Conte e kërcënoi BE-në me daljen nga unioni për shkak të mungesës së ndihmës nga Bashkimi Europian.

Deri më tani Italia është vendi i parë në Europë më i goditur nga virusi me mbi 21 mijë viktima dhe renditet e dyta në botë pas SHBA ku atje  tashmë është rritur ndjeshëm si  numri i viktimaveashtu edhe numri i të sëmurëve.

Burimi: ansa

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali von der leyen koronavirusi ne itali von der leyen

Sondazh

Poll