Bota

Enigma për origjinën e Covid-19, prej 6 dhjetorit të 2019 një burrë i ngjiti virusin bashkëshortes në Wuhan

16 Prill 2020, 09:30 Nga DOSJA
Enigma për origjinën e Covid-19, prej 6 dhjetorit të 2019

KINË– Prej kohës kur koronavirusi shpërtheu fuqishëm në Wuhan e më pas edhe në rajone të tjera të Kinës grupet e ekspertëve nisën studimet për të zbuluar origjinën e Covid-19. Shumë prej tyre pretendojnë se virusi është krijuar nga vetë Kina brenda laboratorit  të virologjisë në Wuhan të Kinës.

Ndërkohë sëfundmi televizioni prestigjoz amerikan, Fox News ka bërë publik një investigim që ku ngrihen dyshime se koronavirusi është përhapur nga laboratori i shumë përfolur i virologjisë në Wuhan të Kinës.

Ndër të tjera thuhet se edhe ‘pacienti zero’ ka punuar aty e më vonë ai ka shpërndarë virusin vdekjprurës tek një person tjetër në tregun e Wuhanit me kafshë të egra.

Prandaj autoritetet në Kinë raportojnë se virusi e ka origjinën nga ky treg e jo nga laboratori, megjithatë Fox News raporton se kjo është një mënyrë për të fshehur të vërtetën e trishtë, tragjedinë më të madhe të njeërzimit.

Fox News ngre akuza mbi Kinën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë duke thënë se në bashkëpunim ata kanë mbuluar realitetin që ka ndodhur në Ëuhan.

Ndër të tjera televizioni amerikan shkruan se më 6 dhjetor të vitit të shkuar, një burrë që kishte lidhje me tregun e kafshëve të egra në Wuhan, shfaqi simptoma të ngjashme me pneumoninë. Pesë ditë më vonë, ai infektoi gruan e tij, e cila nuk kishte asnjë lidhje direkte me tregun. Rrjedhimisht televizioni shkruan se kjo është edhe prova se virusi kalonte nga njeriu te njeriu.

Më 5 janar të 2020 OBSH deklaroise nuk ka prova që virusi kalon nga njeriu te njeriu. Si dhe deklaroi  se nuk ka prova se janë infektuar bluzat e bardha, por sot rezulton krejt e kundërta, sepse vetëm në Itali vendi më i goditur nga virusi numëron mbi 100 mjekë të vdekur nga Covid-19.

Burimi: Foxnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll