Bota

Dashuri në kohë koronavirusi/ Mjekët surprizojnë çiftin e moshuar në Itali, u shtruan në dhoma të ndara

15 Prill 2020, 12:05 Nga DOSJA
Dashuri në kohë koronavirusi/ Mjekët surprizojnë

ITALI– Më shumë se pesëdhjetë vjet martesë. Giorgio dhe Roza kanë një jetë së bashku. Kur u shtrua në Spitalin e Kremones në mars, në mes të pandemisë Covid-19, diçka ndryshoi.

“Giorgio është një nga ata njerëz që nuk mund ta ndihmosh, por lidhesh shpejt. S’ka kurrë një ankesë, gjithmonë falënderon. Në një moment ai na rrëfeu trishtimin që ndjente sepse donte të shkonte në shtëpi te Roza e tij.”- tha një nga mjekët e spitalit.

Disa ditë më vonë ajo gjithashtu u shtrua në spital, shtrati i saj ishte në një pavion tjetër, atë të operacionit multispecialist. Kur gjendja e Rozës u përmirësua, dy mjeke e surprizuan çiftin. Gjetën një justifikim dhe i bënë bashkë në një dhomë, ku u takuan pas disa ditësh të ndarë.

“Ishte një nga ato takime që nuk harrohen. Askush nga ne nuk arriti t’i mbajë lotët. Një përqafim i gjatë, fjalë të ëmbla, dhjetë minuta butësi dhe dëshirë për të siguruar shëndet reciprok. E vetmja keqardhje ishte të mos i lejonim të qëndronin bashkë. Shpresojmë që Giorgio së shpejti do të arrijë tek Rosa  sepse ai mezi pret të përkëdhelë edhe Ëilly-in, qenin që ka jetuar me ta për 17 vjet”.- thotë një mjeke.

Deri më tani Italia si një ndër vendet më të prekura në Europë nga virusi janë shënuar 21,067 viktima dhe aktualisht janë të infektuar 162.488 persona.

Burimi: Corriere.it  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giorgio koronavirusi ne itali roza giorgio koronavirusi ne itali roza

Sondazh

Poll