Bota

Ulen vdekjet por shtohen rastet e reja me koronavirus, përkeqësohet sërish situata në Spanjë

15 Prill 2020, 11:08 Nga DOSJA
Ulen vdekjet por shtohen rastet e reja me koronavirus, përkeqësohet

SPANJA– Spanja vendi i tretë në botë më i goditur nga koronavirusi, ka nisur me lehtësimin e masave dhe ka rinisur hapa e disa bizneseve si edhe e tranportit publik, ku qytetarët janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse.

Në 24 orët e fundit Spanja ka parë një tjetër rritje të numrit të të infektuarëve ku shihet se janë rregjistruar të paktën 5100 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të sëmurëve në 177.633.

Ky bilanc është rritja më e madhe ditore që prej pesë ditësh. Por  është e rëndësishme që në vend numri i vdekjeve është ulur  ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën  523 viktima nga koronavirusi.

Spanja në rang kombëtar ka rregjistruar 18.500 viktima nga koronavirusi, ndërsa të sëmurë numëron rreth 177.633.

Megjithatë lehtësimet e masave vijnë kur kryeministri spanjoll tha se rikthimi i normalitetit do kohë derisa të prodhohet vaksina kundër virusit.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll