Bota

Kina ndërton në kohë rekord spitalin 13-katësh në kufi me Rusinë për pacientët me koronavirus, i frikësohet valës së

15 Prill 2020, 09:43 Nga DOSJA
Kina ndërton në kohë rekord spitalin 13-katësh në kufi

KINË– Shtimi i rasteve të reja të koronavirusit në Kinë ka bërë që autoritetet të marrin sërish masa për menaxhimin e situatës së vështirë në vend.

Mediat e huaja kanë shkruar në një qytetet kinez, Suifenhe, që është në kufi me Rusinë, është ndërtuar një tjetër spital i ri ku do të trajtohen pacientët me Covid-19.

Në këtë spital do të ketë gjithsej 540 shtretër për pacientët me koronavirus,  por ndryshe nga spitalet që Kina ndërtoi në muajin janar me 1000 shtetër ky spital  është ndërtur  brenda 6 ditëve, pasi punimet nisën më datë 6 prill dhe mbaruan më datë 12 prill. Prandaj tani është gjithçka gati që pacientët të kurohen në spitalin e ri.

Spitali është një ndihmë më shumë për vendin sepse autoritetet kineze i frikësohen një vale të dytë të pandemisë nga Rusia, për shkak se shumë kinezë punojnë në Rusi.

Të qënit në kufi dhe në një distancë të afërt me Rusinë ku edhe rastet janë shtuar shumë ditët e fundit, ka bërë që Kina t’i frikësohet sërish këtij fakti dhe po merr masa mbrojtëse.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi ne rusi suifenhe koronavirusi në kinë koronavirusi ne rusi suifenhe

Sondazh

Poll