Bota

McDonald’s në Kinë përzë nga restoranti afrikanët, si po diskriminohen njerëzit me ngjyrë në Guangzhou, u mohohet dhe

15 Prill 2020, 12:04 Nga DOSJA

KINË– Një restorant i mcdonald në Kinë ka ndaluar njerëzit me ngjyrë të hyjnë në dyqan nga frika se mund të jenë bartës të koronavirusit. Një video që qarkullonte së fundmi në internet tregonte një klient që mbante një tabelë që shkruante: Ne jemi informuar që tani e tutje njerëzit e zinj nuk lejohen të hyjnë në restorant.

Sipas njoftimit të dyqanit, ndalimi kishte ardhur si pasojë e shqetësimeve të ardhura nga klientët për shëndetin e tyre. Videoja, e ngarkuar nga një llogari në Twitter Black Livity China, ngjalli zemërim në mediat sociale dhe mcdonald’s u akuzua për nxitje të ksenofobisë, veçanërisht ndaj shtetasve afrikanë.

Ndalimi i njerëzve të zi është çmenduri. Bota duhet të dijë për këtë. Kina nxit racizëm gjatë gjithë kohës, ky është racizëm REAL,”- shkruajti një komentues.

Një tjetër shkruan: Më vjen keq për atë që njerëzit e zinj po kalojnë në Kinë. Unë jam kinez, por ju mbështes absolutisht që të luftoni për të drejtat tuaja. Askush nuk duhet të trajtohet kështu.

Dyqani besohet se ndodhet në qytetin jugor kinez Guangzhou. Gjiganti amerikan i ushqimit të shpejtë ka mbyllur përkohësisht degën, sipas një deklarate. “Jemi një markë, një kompani dhe më shumë se 2.2 milion njerëz që shërbejnë gati në 120 vende të botës dhe ky incident nuk përfaqëson vlerat tona. Sapo mësuam për një komunikim të paautorizuar me mysafirët tanë në një restorant në Guangzhou, hoqëm komunikimin dhe mbyllëm përkohësisht restorantin. Si pjesë e mbylljes së përkohshme të këtij restoranti, ne do të shfrytëzojmë mundësinë për të edukuar më tej menaxherët dhe punonjësit për vlerat tona, i cili përfshin shërbimin e të gjithë anëtarëve të komuniteteve në të cilat veprojmë,”– thuhet në deklaratë.

Bizneset e kompanisë amerikane në territorin e Kinës dhe Hong Kong janë në pronësi të një kompanie shtetërore CITIC që nga viti 2017.

Ndërsa Kina përgatitet për një valë të dytë të rasteve të COVID-19 për të goditur qytetet e tyre, afrikanët që jetojnë në qendrën tregtare ‘Afrika e Vogël’, në rrethin Yuexiu, thanë se ata janë diskriminuar dhe janë përballur me racizëm. Disa afrikanë madje kanë rrëfyer se janë dëbuar papritmas nga shtëpitë e tyre. Ambasadës amerikane u shpreh ditën e shtunë se ka qenë polici ajo që ka urdhëruar shumë bare dhe restorante që të mos u shërbejnë klientëve me origjinë afrikane, dhe zyrtarët lokalë kanë filluar testimin e detyrueshëm dhe vetë-karantinimin e atyre që kanë kontakt me afrikanë.

Që prej 4 prillit, Komisioni i Shëndetit në Guangzhou ka ekzaminuar 45,53 shtetas afrikanë që aktualisht jetojnë në qytet dhe vetëm 111 prej tyre rezultuan të infektuar me koronavirus.

Ne u kemi ofruar shtetasve afrikanë të njëjtat procedura të testimit të acidit nukleik siç bëjmë për shtetasit kinezë dhe shtetas të tjerë të huaj. ‘Ne kemi emëruar të njëjtat hotele si karantinë. Nuk ka diskriminim dhe racizëm,”– tha Chen Yongqiu, zëvendës shefi i policisë së Guangzhou, për shtyp.

Ekziston një kontroll i përshkallëzuar i shtetasve të huaj, por ata po synojnë afrikanët dhe komunitetin afrikano-amerikan. Që nga e enjtja e kaluar ne pamë 114 raste të reja të raportuara në Guangzhou të infeksioneve koronavirus dhe 16 prej tyre ishin afrikanë. Kemi parë një numër raportimesh nga media sociale nga anëtarët e komunitetit afrikan në Guangzhou duke bërë ankesa për keqtrajtim, arrestime, dëbim dhe duke u mohuar futjen në restorante dhe hotele, dhe disa studentë madje pretendojnë se jetojnë në rrugë dhe duke u mohuar ushqimi,”- tha gazetarja Sarah Clarke për Al Jazeera .

Guangzhou ndodhet 1.028 kilometra (638 milje) në jug të Wuhan, ku mendohet se shpërtheu edhe Covid-19, përmes kafshëve që shiten në tregun e këtij vendi. Guangzhou është gjithashtu një nga qendrat kryesore të tregtisë dhe industrisë së veshjeve të Kinës, dhe tërheq shumë tregtarë nga e gjithë bota. Qyteti bregdetar raportohet se është gjithashtu shtëpia e popullsisë më të madhe aziatike migruese afrikane.

Burimi: Daily mail

Përshtati në shqip: f.m/Dosja.al.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chen yongqiu mcdonalds diskriminon afrikanet sarah clarke chen yongqiu mcdonalds diskriminon afrikanet sarah clarke

Sondazh

Poll