Bota

Republika Çeke plan me pesë faza për t’ju kthyer jetës normale pas Covid-19: Masat do të hiqen përfundimisht më 8 q

15 Prill 2020, 08:37 Nga DOSJA
Republika Çeke plan me pesë faza për t’ju kthyer

ÇEKI– Qeveria Çeke ka paraqitur të martën një plan për të hequr gradualisht masat e kufizimit të vendosura ndaj vendit që nga mesi i marsit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se gjithçka do të nzhvillohet në pesë faza nga 20 Prilli deri në 8 Qershor. Sipas këtij plani, tregjet, artizanët dhe tregtarët e vegjël mund të rihapen nga 20 Prilli, si dhe shkollat dhe universitetet, pak nga pak. E gjithë ekonomia do të rifillojë ritmin e saj normal, javë pas jave deri në 8 qershor.

Që nga e marta, çekët janë të lirë të shkojnë jashtë vendit për udhëtime pune ose të shohin të dashurit e tyre, me kusht që të kthehen në një karantinë.

Skenari parashikon që koronavirusi të mbetet nën kontroll ashtu siç ka ndodhur deri më tani, megjithatë mund të ketë ndryshime,“- tha zëvendëskryeministri Karel Havlicek.  

Epidemia po tregon një trend në rënie,”– tha zv/ministri i shëndetësisë Roman Prymula.  

Republika Çeke, e cila ka 10.7 milion banorë, ka regjistruar 6.101 raste të konfirmuara të virusit Covid-19, dhe 161 persona të vdekur deri më tani. Qeveria Çeke mbylli kufijtë e saj në mes të marsit dhe vendosi masa të rrepta për të penguar përhapjen e virusit. Qeveria ndaloi tubimet publike të më shumë se dy personave dhe urdhëroi çekët të mbanin maska ​​jashtë shtëpive të tyre.

Ndërkohë numri i të infektuarve në të gjithë botën nga koronavirusi ka arritur në 2 milionë e 66 persona, ndërsa 126 754 persona kanë vdekur nga virusi. Deri më tani janë shëruar 484 597 persona. Shteti me më shumë të infektuar dhe të vdekur në shkallë botërore është SHBA, me 614 246 të infektuar dhe 26 064 viktima. Më pas vjen Spanja, me 174 060 të infektuar dhe 18 255 viktima.

Ndërsa, në vendin tonë janë konfirmuar si mbartës të Covid-19, 475 persona dhe 24 viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote plani i masave per covid-19 republika ceke koronavirusi ne bote plani i masave per covid-19 republika ceke

Sondazh

Poll