Bota

Pikturoi “Mbreti Luan” dhe “Sirena e Vogël”, Covid-19 i merr jetën animatores së Disney

15 Prill 2020, 11:49 Nga DOSJA
Pikturoi “Mbreti Luan” dhe “Sirena e Vogël”,

SHBA– Animatorja e Disney, Ann Sullivan, e cila ishte një piktore për filmat më të ndjekur vizatimorë, “Sirena e Vogël” dhe “Mbreti Luan” dhe “Pocahontas”, është ndarë nga jeta si pasojë e koronavirusit në moshën 91-vjeçare.

Sullivan u nda nga jeta të hënën, ndërsa prej ditësh kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Ajo është banorja e tretë e një shtëpie pleqsh në Kaliforni që humbi jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës.

13 banorë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kampusin ëasserman, i cili ka 250 banorë që kanë punuar në industrinë e argëtimit.

Ann Sullivan ishte një grua mjaft e talentuar dhe elastike që ndoqi ëndrrën e saj të jetës në Kaliforni dhe punoi në ëalt Disney, ku arriti sukses me punën e saj. Ajo studio në Qendrën e Arteve në Pasadena, dhe më pas siguroi punë në ëalt Disney, në laboratorin e pikturave të animacionit në fillim të viteve ’50. Pas një ndërprerje pune në vitin 1973 ajo iu bashkua Filmit Hanna Barbera dhe në vitet 1980 “ëalt Disney Studios” ku punoi me “The Prince and the Pauper”, “Tarzan”, dhe “Fantasia”.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota animatorja e disney ann sallivan covid-19 mbreti luan sirena e vogel vdes ann sullivan animatorja e disney ann sallivan covid-19 mbreti luan sirena e vogel vdes ann sullivan

Sondazh

Poll