Bota

Danimarka rihap shkollat dhe çerdhet pas 1 muaji në izolim, peticioni i prindërve “fëmija im nuk është derr”

15 Prill 2020, 09:13 Nga DOSJA
Danimarka rihap shkollat dhe çerdhet pas 1 muaji në izolim,

DANIMARKË– Danimarka ditën e sotme ka hapur çerdhet dhe shkollat, ndërkohë që Qeveria po planifikon edhe lehtësime të tjera për kufizimet që u vendosën për shmangien e virusit.

Sipas rregullave të reja fëmijëve do u duhet të qëndrojnë më larg se zakonisht nga njëri-tjetri, si edhe do ketë shumë masa të rrepta brenda stafit pedagogjik në mënyrë që askush të mos infektohet nga virusi.

Ndërkohë deri më tani Danimarka ka rregjistruar 300 viktima dhe mbi 6700 të infektuar nga koronavirusi, pas një muaji mbyllje. Rihapja e shkollave fillore dhe çerdheve  është edhe hapi i parë i qeverisë daneze në lehtësimin e masave kundër pandemisë.

Kujtojmë që vendi i ka mbyllur kufijtë prej datës 14 mars, pasi kishte regjistruar rastet e para të infeksionit dhe vdekjeve. Pavarësisht lehtësimeveqë janë bërë deri  më sot, restorantet, kafenetë, baret dhe vende të tjera ku mblidhen shumë njeërzë do të zbatojnë urdhërin e izolimit deri më datë 10 maj.

Por disa prindër kanë kundërshtuar rihapjen e shkollave, për shkak të shqetësime shëndetësore. Një peticion i quajtur “Fëmija im nuk është derr guinea” ka mbledhur deri më tani rreth 18,000 nënshkrime.

Henrik Wilhelmsen, drejtori i një shkolle në rrethin Norrebro tha se ata kanë urdhëruar që shumë fëmijë të mbahen ende në shtëpi. Nxënësit e shkollave të mesme dhe atë të arsimit të lartë do të vazhdojnë mësimin në distancë dhe pritet të kthehen në shkollë në datën 10 maj.

Ditën e martë, Danimarka kishte 6.691 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri dhe 299 vdekjeve.

Para Danimarkës, Austria ishte vendi i parë evropian që zbuloi planin e saj për një rikthim në normalitet. Por Austria planifikon të mbajë mbyllur shkollat, kafenetë dhe restorantet deri të paktën në mes të majit.

Burimi: bangkokpost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në danimarkë koronavirusi në danimarkë

Sondazh

Poll