Bota

Pësoi arrest kardiak, familjarët tentuan të kalonin kufirin me viktimën në makinë: Ai po fle…

15 Prill 2020, 11:41 Nga DOSJA
Pësoi arrest kardiak, familjarët tentuan të kalonin kufirin me

EKUADOR– Masat që ka marrë çdo Qeveri nëpër botë në përpjekje për largimin e koronavirusit janë tepër të ashpra dhe kanë detyrur njerëzit të mos dalin nga shtëpitë. Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar për një rast që ka ndodhur në Ekuador, ku disa njerëz tentuan të largoheshin pa u vënë re nga policia.

Bëhet fjalë për të afërmit e një burri që vdiq në epiqendrën e koronavirusit në Ekuador, të cilët u përpoqën ta kalonin mes një postblloku ushtarak duke u shtirur sikur i ndjeri po flinte. Në kohën që ushtarët kanë bërë kontrollin dyshuan tek burri  i cili nuk reagonte, teksa familja insistonte se ai ishte në gjumë, ndërkohë që po tentonin të nxirrinin jashtë qytetit pasi ai kishte vdekur.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja dëgjohey që shoferi dhe një nga pasagjerët brenda makinës po u thonin  ushtarëve se ai është duke fjetur. Ndërsa njëri nga ushtarët që ishte pranë punonjësit të shëndetësisë i kërkon që ta zgjojë. Situata rëndohet teksa familjarët këmbëngulnin duke thënë se i afërmi i tyre është gjumë, por ushtari griti zërin dhe i tha familjes se nuk mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre nëse i afërmi nuk zgjohet për t’i treguar pasaportën.

Por familjarët të gjendur në një situatë mjaft kritike dorëzohet, dhe njëri prej tyre i thotë ushtarit, se ai sapo vdiq.

Sipas mediave të huaja thuhet se pas vdekjes familjarët e këtij burri në Ekuador përveç dhimbjes për largimin e tijnga jeta, u  panikosën kur autoritetet iu thanë se nuk kishte vend ta varrosur në qytetin ku ata banonin. Më pas policia zbuloi se viktima ishte një 62-vjeçar që kishte pësuar një arrest kardiak si pasojë e diabetit. I vdekuri ishte me maskë në fytyrë, me xhinse dhe bluzë të bardhë.

Megjithatë kreu i policisë Alejandro Munoz u shpreh sepërfundimisht familja u lejua të vazhdonte udhëtimin e tyre tragjik.
“Ata u lejuan të vazhdonin me trupin kur shpjeguan situatën, por vetëm me një të afërm në makinë që ishte i biri. Të tjerët u nxorrën nga makina. Kishin çertifikatën e vdekjes dhe një makinë i shoqëroi të një doktor, që konfirmoi se nuk kishte vdekur nga koronavirusi por nga ataku kardiak.”- u shpreh ai.

Burimi: TheSun  

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne ekuador koronavirusi ne ekuador

Sondazh

Poll